Conte mund të marrë drejtimin e Napolit, ja dy kërkesat e para
Antonio Conte mund të marrë drejtimin e Napolit në sezonin e ardhshëm. Ish-trajneri i Inter-it është ëndrra e madhe De Laurenttis dhe për ta realizuar këtë është bërë gati një kontratë prej 7/8 milionë eurosh në sezon për trajnerin.
Përveç kontratës milionere, De Laurentiis do të ishte edhe i gatshëm t’i jepte garanci të mëdha Conte-s në lidhje me përforcimin e merkatos, sipas të përditshmes italiane “Il Mattino”.
Ish-trajneri i Italisë, përveç të preferuarit Lukaku, që pritet të largohet nga Roma në fund të sezonit, mund t’i kërkojë klubit të marrë edhe Frattesi-n, i cili nuk po gjen shumë hapësira te mesfusha e Inzaghi-t.
De Laurentiis do të ishte i gatshëm të ofronte 40 milionë euro, por klubi zikaltër nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesfushori.