Çmimi “Ylli i Javës” për futbollistin Mevlan Zeka

Çmimi “Ylli i Javës” për futbollistin Mevlan Zeka

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 34-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Suhareka, Mevlan Zeka.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Naim Kodraliu, Enver Prapashtica, Fisnik Ademi. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e tridhjet e katërt t’i takojë Mevlan Zekës, i cili shënoj hat-trick në ndeshjen kundër FC Llapi, të cilën e fituan me rezultat 4:2.
Pasi mori këtë çmim, Zeka u shpreh i lumtur që u vlerësua më i miri i javës: “Kemi pas vështirësi gjatë kampionatit sidomos në ndeshjet e fundit ku kishim krizë me rezultatet. Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira por epilogu i takimit ishte kundër nesh. Jemi mobilizuar maksimalisht që Suhareka të qëndroj në superligë sepse brenda skuadrës tonë ka futbollistë që kanë bartë barrën kryesore edhe në ekipet ku kane qenë me herët, kemi lojtarë kampion dhe do të ishte mëkat që këta futbollistë të bien nga kategoria. I kemi edhe dy ndeshje dhe normalisht që do ta japim maksimumin secili prej nesh dhe besoj që përmes barazhit do të qëndrojmë në Superligë. Duka ta falënderoj komisionin për vlerësimin për “Ylli i Javës”, po e jap maksimumin në çdo ndeshje dhe besoj që do t’i ndihmojë skuadrës edhe në këto ndeshjet e mbetura. Faleminderit edhe për bashkëlojtarët sepse pa ta nuk do të isha edhe unë golashenuesi i skuadrës, kryesine e klubit dhe stafin teknik me ne krye trajnerin Mirel Joca”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.