
Çka dihet për sëmundjen e Bidenit?
Ish-presidenti amerikan, Joe Biden është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës që është përhapur edhe në eshtrat e tij.
Ai mori lajmin të premten pasi u vizitua tek një mjek për disa simptoma urinare
Por çfarë është kanceri i prostatës?
Kanceri i prostatës prek indet e gjëndrës së prostatës, pjesë e sistemit riprodhues mashkullor që ndihmon në prodhimin e spermës. Ndodhet midis penisit dhe fshikëzës. Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, zakonisht zhvillohet ngadalë, që do të thotë se disa jetojnë për dekada pa simptoma ose kanë nevojë për trajtim. Në rastin e Bidenit, kanceri është agresiv dhe familja e tij thuhet se po shqyrton opsionet për trajtim.
Biden u diagnostikua pas simptomave urinare, një nga shenjat më të zakonshme të kancerit të prostatës. Kjo për shkak se shpesh zbulohet vetëm kur prostata është mjaft e madhe sa të ketë prekur uretrën, tubin që lidh fshikëzën me penisin. Joe Biden u diagnostikua me kancer ‘agresiv’ të prostatës.
Këto simptoma mund të përfshijnë nevojën për të urinuar më shpesh, si dhe një rrjedhje të ngadaltë ose të dobët të urinës. Ekzaminimi për kancerin e prostatës është pjesë e inspektimeve rutinë shëndetësore presidenciale, sipas Dr.Jeffrey Kuhlman, ish-mjek i Shtëpisë së Bardhë nën presidencën Barack Obama. Kanceri i prostatës është shkaku i dytë kryesor i vdekjes nga kanceri te meshkujt amerikanë, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, pas kancerit të mushkërive. Rreth një në 8 meshkuj do të diagnostikohet me kancer të prostatës gjatë jetës së tyre. Ndërsa është “jo e pazakontë” që burrat në të 80-at të diagnostikohen me kancer të prostatës, transmeton Klankosova.tv.