Çka dëshmoi Fadil Geci në Speciale? (VIDEO)

Çka dëshmoi Fadil Geci në Speciale? (VIDEO)

Të hënën në Dhomat e Specializuara në Hagë ka dëshmuar ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Geci.

Ai u ftua nga prokuroria që të jap informacione lidhur me autorësinë e asaj që njihet si komunikata 59-të si dhe dëshmi të tjera që kanë të bëjnë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, raporton Klan Kosova.

Sipas Gecit, kjo komunikatë pati pasoja negative për gjithë familjen e tij, pasi sipas tij, pas familjes Jashari, kanë tentuar që t’ia likuidojnë edhe atij familjen.

Gjatë dëshmisë së tij, Geci tha se disa nga ish-krerët e UÇK-së që janë prezentë në gjykatore, e kanë përçarë popullatën e atëhershme shqiptare.

Kronikë e zgjeruar nga Gresa Nitaj.