City shpëton, këto janë tetë ekipet që shkojnë direkt në fazën eliminimit në Champions

City shpëton, këto janë tetë ekipet që shkojnë direkt në fazën eliminimit në Champions

Sonte janë zhvilluar ndeshjen e fundit të fazës së ligës në Champions.

Tetë skuadrat që e siguruan fazën eliminimit direkt bazuar në renditje janë: Liverpool, Barcelona, Arsenal, Inter, Atletico Madrid, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa.

Largimit nga gara më e fortë në evropë për klube, i shpëtoi sonte Manchester City që fitoi me rezultat 3:1 ndaj Club Brugge.

Skuadra e Pep Guardiolas tani duhet t’i luajë edhe dy ndeshje me kundërshtarin që i bie në playoff dhe për të kaluar tutje i duhet fitorja, raporton Klan Kosova.

Pos Cityt janë edhe 15 skuadra tjera në playoff: Atalanta, Borussia Dortmund, Real Madrid, Bayern Munchen, AC Milan, PSV Eindhoven, Paris Saint Germain, Benfica, AS Monaco, Brest, Feyenoord, Juventus, Celtic, Manchester City, Sport dhe Club Brugge.

Për ta siguruar 1/16-tën skuadrat e playoffit duhet t’i luajnë edhe dy ndeshje të tjera, brenda dhe jashtë.

Kurse, nga kjo garë prestigjioze janë larguar 12 ekipe, në mesin e të cilëve edhe Sparta e Pragës, ku luajnë hiç më pak se katër shqiptarë, dy nga Kosova dhe dy nga Shqipëria: Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci.

Ndërkaq skuadrat e tjera të eliminuara janë: Dinamo Zagreb, VFB Stuttgart, Shakhtar Donetsk, Bologna, Ylli i Kuq (Crvena Zvezda), Sturm Graz, Leipzig, Girona, Salzburg, Slovan Bratislava dhe Young Boys.

Mëposhtë i keni rezultatet e mbrëmjes së sontme: