
City me përmbysje fiton bindshëm ndaj Crystal Palace
Manchester City e ka mposhtur me përmbysje fenomenale Crystal Palace.
Mysafirëve iu deshën 21 minuta që t’i shënojnë Cityt dy herë në pjesën e parë, konkretisht në minutat 8 dhe 21.
Ndërsa ekipit të Pep Guardiolës iu deshën vetëm tre minuta që ta kthejnë baraspeshën në fushë, duke shënuar në minutat 33 dhe 36.
Në pjesën e dytë, City shënoi edhe tri herë të tjera në minutat 47, 56 dhe 79 duke e marrë fitoren e dytë në pesë xhirot e fundit, transmeton Klan Kosova.
Me këto tri pikë, City ngjitet në vendin e katërt me 55 pikë, tri më shumë se Chelsea që gjendet në vendin e pestë por ka një lojë më pak të zhvilluar, ndërsa Crystal Palace pozicionohet në vendin e 11-të me 43 pikë.