HomeAktualeÇitaku takon ministrin francez Benjamin Haddad: Franca të intensifikojë mbështetjen për Kosovën

Çitaku takon ministrin francez Benjamin Haddad: Franca të intensifikojë mbështetjen për Kosovën

spot_img

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka pritur sot në takim ministrin për Evropën të Republikës së Francës, Benjamin Haddad, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe në rajon.

Sekretarja Çitaku e falënderoi ministrin Haddad për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Republikës së Kosovës, duke kërkuar që kjo përkrahje të intensifikohet, veçanërisht në proceset integruese.

“Franca ka qenë dhe mbetet një nga partnerët dhe aleatët kryesorë të Kosovës. Mbështetja e saj ka qenë qenësore për vendin tonë”, tha Çitaku.

Ajo kërkoi që Franca të inkurajojë edhe shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian që t’i kushtojnë më shumë vëmendje Kosovës, sidomos në një periudhë kur proceset integruese të vendit kanë ngecur.

Sekretarja Çitaku dhe ministri Haddad u pajtuan se e ardhmja e Kosovës dhe e gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian.

Në takim, Çitaku u shoqërua nga deputetët Përparim Gruda dhe Blerta Deliu-Kodra, si dhe nga shefi i kabinetit të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, Ardian Arifaj.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...