
Çitaku reagon për provokimin e VV-së me tre gishta në Drenicë
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj vendimit të PZAP-së, që dënoi me 35 mijë euro VV-në për shkak se aktivistët e saj provokuan në Skenderaj duke ngritur tre gishtërinjtë.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Çitaku shkroi se ky është një akt i shëmtuar, është urrejtje dhe patologji.
“Ne Drenicë me tre gishta?! E pashë Zotin, çka saktësisht keni dashur t’u thoni drenicasve?! Ky akt i shëmtuar nuk është vetëm provokim. Është përbuzje. Urrejtje. Patologji. Vend i vogël jemi për ta përtypur gjithë këtë vrer e helm. Marre”, shkroi Çitaku.