Çitaku pyet: Me kë po koordinohet kryeministri, nëse jo me ShBA-të, BE-në, NATO-n, Shqipërinë?
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se ShBA-të nuk kanë komunikim të mirë më kryeministrin Albin Kurti.
Ajo në Facebook ka postuar citatin e Escobarit ku flet për problemin që kanë me Kurtin.
Dhe po ashtu ka postuar një fotografi të saj sa ishte ambasadore në Uashington ku shihet edhe Hashim Thaçi duke nderuar dëshmorët dhe ushtarët amerikanë në Arlington, ShBA.
Çitaku ka shtruar edhe një pyetje: Pyetja është me kë po koordinohet Kryeministri, nëse jo me SHBA-të, BE-në, NATO-n, Shqipërinë? Ky është alarmi i fundit për ne.
Postimi i plotë i saj:
“Por, duhet të them, aktualisht ne kemi një problem me komunikimin me kryeministrin, nuk është veç ShBA-ja, këtë problem Kosova e ka edhe me BE-në, me NATO-n, me Britaninë e Madhe. Edhe me partnerë të tjerë, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kemi pasur një partneritet shumë të afërt me Kosovën në të kaluarën, ne duam ta kemi këtë lidhje edhe tani siç ishte në të kaluarën.” – Escobar.
Pyetja është me kë po koordinohet Kryeministri, nëse jo me SHBA-të, BE-në, NATO-n, Shqipërinë? Ky është alarmi i fundit për ne.
P.S Foto nga vizita e Presidentit Thaçi në varrezat e dëshmorëve dhe ushtarëve në Arlington, SHBA.