
Çitaku për shtrenjtimin e energjisë elektrike: Është bërë barrë e papërballueshme!
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Çitaku shkroi se rritjet e çmimeve janë bërë barrë e papërballueshme.
“Kosova, viti 2025 – vendi ku jetesa po bëhet luks! Rritje pas rritjeje! Çmimet e produkteve më elementare – vezë, bukë, perime, ujë – po arrijnë majat. Energjia elektrike? Është bërë barrë e papërballueshme. Në çdo shtëpi ndjehet frika e faturës së ardhshme”, shkroi Çitaku.
Postimi i saj:
Kosova, viti 2025 – vendi ku jetesa po bëhet luks!
Rritje pas rritjeje! Çmimet e produkteve më elementare – vezë, bukë, perime, ujë – po arrijnë majat. Energjia elektrike? Është bërë barrë e papërballueshme. Në çdo shtëpi ndjehet frika e faturës së ardhshme.
Dhe në këtë realitet të zymtë, kush është në krye? Një kastë qeverisëse e izoluar nga realiteti. Jo vetëm e paaftë për të adresuar hallet e përditshme të qytetarëve, por edhe arrogante, shurdhe.
“Let them eat cake,” po thotë qeveria – me përbuzje, sikur po jetojmë në ndonjë pallat, jo në varfëri.
Kjo nuk është më qeverisje – kjo është tallje me qytetarin. Dhe durimi ka kufi. Ndryshimi nuk vjen duke heshtur.