Çitaku për Raketën: Epik, i madh, i pashëm, i guximshëm dhe i drejtë

Çitaku për Raketën: Epik, i madh, i pashëm, i guximshëm dhe i drejtë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vdekjes së ish-truprojës së Hashim Thaçit.

Ajo u shpreh se nuk po mund të besojë se Xhavit Ferizi nuk jeton më. Përmes një postimi në “Facebook” ku edhe e ka shpërndarë një fotografi, ajo tutje shkroi se i ndjeri ishte epik, i madh, i pashëm dhe i guximshëm.

Postimi i Çitakut:

Raketë,

Spo mundem me besu që nuk je më. Në fakt, kam besu që njerëzit si ti nuk na lënë kurrë.

Epik. I madh. I pashëm. I guximshëm. I drejtë.

Luftëtar.

Legjendë.

Pusho në qetësi. Kam me të kujtu përjetë.