Çitaku: Pashë besën, mos u merrni me Dejona Mihajlin
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë një lutje që ta lënë rehat Dejona Mihajlin.
“Pashë besën, mos u merrni me Dejona Mihajlin. Ajo nuk ka asnjë lloj peshe politike as relevance elektorale. Nuk ka as rol historik. Asnjë lloj roli apo relevance nuk e ka, përveç funksionit që ia ndanë regjisori i cirkut”.
“Nagipi nuk kish me folë kurrë me të, sikur ajo mos të ishte e veshur me pushtet nga lideri suprem”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Ajo ka shtuar se nuk vendosë Dejona kur ndalet rryma. “Lideri i VV vendosë. Dejona është thjeshtë altoparlanti”, ka theksuar ajo.