HomeAktualeÇitaku: LV-ja ka kundërshtuar çdo projekt që do t’i siguronte Kosovës më...

Çitaku: LV-ja ka kundërshtuar çdo projekt që do t’i siguronte Kosovës më shumë pavarësi energjetike

spot_img

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se debati për gazin amerikan nuk duhet të shihet si një çështje teknike apo energjetike, por si një çështje e sigurisë kombëtare dhe e orientimit strategjik të Kosovës.

Përmes një reagimi publik, Çitaku tha se Kosova po përballet me një nga momentet më të rëndësishme strategjike që nga shpallja e pavarësisë, duke theksuar se në botën e sotme siguria energjetike është pjesë e pandashme e sigurisë shtetërore.

Sipas saj, pavarësia energjetike është e lidhur ngushtë me aftësinë e shtetit për t’u përballur me krizat dhe për të garantuar mirëqenien e qytetarëve.

Ajo theksoi se projekti i gazit amerikan nuk ka të bëjë vetëm me energjinë, por edhe me sigurinë, ekonominë, diplomacinë dhe partneritetin strategjik të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çitaku kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar se për vite me radhë ka kundërshtuar projekte që, sipas saj, do t’i siguronin Kosovës më shumë pavarësi energjetike.

Ajo vlerësoi se pasojat e kësaj politike po reflektohen në rritjen e kostos së energjisë, shtimin e importeve dhe vështirësitë me të cilat po përballen familjet dhe bizneset.

“Ndërkohë që vendet e rajonit po diversifikojnë furnizimin dhe po forcojnë sigurinë e tyre energjetike, Kosova ka mbetur jashtë këtyre proceseve”, ka deklaruar Çitaku.

Në fund, ajo ka theksuar se partneriteti me SHBA-në nuk duhet të mbetet vetëm në nivel deklarativ, por të reflektohet përmes vendimeve dhe projekteve konkrete, duke shtuar se “koha e izolimit duhet të marrë fund” dhe se Kosova duhet të jetë pjesë e projekteve strategjike të Perëndimit.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...