
Çifti drejt divorcit? Ben Affleck shfaqet për herë të parë pa unazën e martesës në gisht
Thashethemet Jennifer Lopez dhe Ben Affleck të jenë në prag të divorcit po shtohen gjithnjë e më shumë.
Aktori 51-vjeçar është parë në fotot e siguruara nga TMZ, duke lënë shkollën e fëmijëve të tij pa mbajtur unazën e martesës në gisht.
Kjo është hera e parë që Ben Affleck është parë pa unazën e tij të martesës që prej nisjes së thashethemeve për krizë në çift.
Kur ylli i ‘Gone Girl’ u pa teksa merrte gruan dhe vajzën e tyre adoleshente të enjten, ai dhe Lopez mbanin ende unazat e tyre.
Është e paqartë se çfarë ndodhi në 24 orët që e shtynë Affleck të hiqte unazën e martesës.