
Chelsea paraqet ofertë të re për Mike Maignan
Chelsea ka paraqitur një ofertë zyrtare prej 15 milionë eurosh për portierin e Milanit, Mike Maignan, raportoi gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Sipas burimeve të afërta me klubin londinez, ‘Blutë’ po kërkojnë një përgjigje përfundimtare deri të martën, përpara mbylljes së dritares së transferimeve për Kupën e Botës për Klube.
Mike Maignan iu bashkua Milanit në vitin 2021 nga Lille, pas një sezoni fantastik në Ligue 1, dhe firmosi një kontratë pesëvjeçare me kuqezinjtë.
Tani, gardiani francez po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij, gjë që e bën situatën e tij kontraktuale më të ndjeshme për klubin italian.
Mungesa e kualifikimit të Milanit në garat evropiane për sezonin e ardhshëm ka ndikuar në uljen e fuqisë së tyre negociuese.
Kjo situatë ka rritur interesin e disa klubeve evropiane, me Chelsea-n që është e para që ka bërë një ofertë konkrete.
Mbetet për t’u parë nëse Milan do ta pranojë ofertën, apo do të kërkojë një shumë më të lartë për një nga portierët më të vlerësuar në Evropë. /Telegrafi/