Chelsea pa fuqi edhe ndaj Wolvesit
Wolves ka shënuar fitore ndaj Chelseat me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 18-të në Premier League.
Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe pa shumë raste të krijuara nga dy anët.
Pjesa e dytë ishte komplet ndryshe ku u shënuan tre gola. Fillimisht në epërsi kaluan “Ujqit” me anë të Mario Leminas, në minutën e 51’.
Ndërsa për golin e dytë u përkujdes Matt Doherty në minutën e 93’. Ndërkohë londinezët krejt çka bën është ngushtimi i epërsisë me anë të Christoher Nkunkus, i cili realizoi golin e parë në fanellën e bluve.
Wolfes pas fitores barazohet me pikë me Chelsean, duke u renditur në vendin e 11-të me 22 pikë, me Chelsean që pozicionohet një vend më lartë.