Chelsea mendon për merkaton, kërkon afrimin e një top-sulmuesi

Chelsea mendon për merkaton, kërkon afrimin e një top-sulmuesi

Chelsea ka identifikuar objektivin e tyre për afatin kalimtar të verës së ardhshme. Blutë po monitorojnë Serhou Guirassy, ​​sulmuesin e Dortmund.

Në javët e ardhshme mund të arrijë një ofertë prej 70 milionë eurosh për të bindur verdhezinjtë që ta shesin lojtarin. Mes protagonistëve të Champions League, Guirassy është një nga emrat e zgjedhur për të forcuar repartin sulmues të skuadrës së Enzo Maresca.

Shifrat e sulmuesit janë vërtet interesante. 15 gola në Bundesligë dhe 13 në top turneun kontinental, janë një treguar i qartë.