Chelsea me bilanc të 100% në Conference League, sërish fitore për londinezët

Chelsea me bilanc të 100% në Conference League, sërish fitore për londinezët

Gjashtë ndeshje dhe po aq fitore!

Ky është bilanci i Chelseas në UEFA Europa Conference League.

“Blutë” e Londrës triumfuan bindshëm ndaj irlandezëve të Shamrock Rovers, me rezultat 5-1, raporton Klankosova.tv.

18 vjeçari Marc Guiu realizoi ‘hat-trick’, derisa nga një herë shënuan edhe Kiernan Dewsbury-Hall dhe Marc Cucurella.

Të vetmin gol në stadiumin “Stamford Bridge” të kryeqendrës angleze, mysafirët e arritën përmes estonezit Markus Poom, kur e barazuan rezultatin në 1-1.

Nga ai moment, ndeshja më nuk pati histori, me një dominim absolut të vendasëve.

Chelsea e udhëheq renditjen tabelare në Konferencën e Evropës, me 18 pikë, ndjekur nga portugezët e Vitoria Guimaraes që ka 14 dhe Fiorentina e Italisë që ka 13 sosh.

Këto dy të fundit i ndanë pikët sonte, pasi barazuan 1-1.