
Chelsea fiton pastër ndaj Legias së Varshavës, Lazio zhgënjen totalisht
Chelsea triumfon me rezultatin 0-3 në fushën e Legias së Varshavës, në ndeshjen e vlefshme për Conference League.
Golat për Blutë e Londrës u realizuan nga George dhe Maduke (x2) në pjesën e dytë. Mundësi të mirë pati edhe Nkunku por gaboi nga penalltia.
Humbje e hidhur në Europa League për Lazion. Lacialët pësuan disfatë 2-0 ndaj Bodo/Glimt.
Golat e takimit erdhën nga Saltnes, në pjesën e dytë. Hysaj me shokë do të tentojnë përmbysjen e madhe, në takimin e kthimit që do luhet pas disa ditësh, raporton BallkanWeb.