
Chelsea e nis mbarë Kupën e Botës, e mposht Los Angelesin
Chelsea e ka fituar ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube, duke e mposhtur Los Angelesin me rezultat 2-0.
Golin e parë në takim, Chelsea e shënoi me Neton në minutën e 34-të të ballafaqimit.
Ndërsa, golin e qetësisë, “Blutë” e gjeten 10 minuta para fundit, ku Fernandez realizoi pas një asistimi të Delap, njofton Klankosova.tv.
Me tri pikët e para, Chelsea gjendet në vendin e parë në grupin D, teksa Flamengo dhe Esperance Tunis nuk kanë luajtur ende mes vete.