Chelsea arrin fitore si mysafir i Wolvesit

Chelsea arrin fitore si mysafir i Wolvesit

Chelsea ka arritur fitore si mysafir i Wolves me rezultat 6-2 në ndeshjen e   vlefshme për javën e dytë të Ligës Premier.

Ndeshja nisi furishëm pasi Chelsea shënoi që në rastin e parë, kur Nicolas Jackson shënoi nga afër për 1-0. 

Wolves u kundërpërgjigj me Matheus Cunha i cili shënoi gol të bukur pas asistimi të Rayan Ait-Nourit për 1-1. 

Në minutën e 45-të, Cole Palmer arriti ta mposht me një parabolë portierin Jose Sa për 2-1. 

Por pjesa e parë nuk u mbyll me kaq, pasi në minutën e gjashtë të kohës shtesë, Toti asistoi te Jorgen Strand Larsen i cili barazoi shifrat në 2-2. 

Pjesa e dytë e takimit i takoi dyshes, Cole Palmer dhe Noni Madueke, që arritën të shënonin tri gola në bashkëveprim brenda 15 minutash. 

Palmer asistonte, ndërsa Madueke shënonte, ku het-trikun e kompletoi në minutat 49’, 58’ dhe 63’. 

Dyshja portugeze e ardhur në këtë afati kalimtar, Pedro Neto dhe Joao Felix bashkëvepruan bukur, me Felix që shënoi për 6-2. 

 

 

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Chelsea mori fitoren e parë këtë sezon me trajnerin Enzo Maresca