
Challandes rikthehet në Kosovë
Me ftesën e presidentit të FFK-së, Agim Ademi, ka bërë me dije se në Kosovë është rikthyer miku ynë i veçantë, Bernard Challandes.
“Ish-trajneri i Kosovës dhe më herët edhe i Armenisë, Bernard Challandes, do të jetë i pranishëm në ndeshjen miqësore mes dy kombëtareve që ai dikur i ka drejtuar me pasion dhe përkushtim”.
“Kjo sfidë është më shumë sesa një ndeshje futbolli për të, është një rikthim emocional, një përballje me kujtimet dhe emocionet që e kanë shoqëruar në dy kapituj të rëndësishëm të karrierës së tij si trajner”, ka shkruar Ademi në Facebook.
Ai ka shtuar se: “Jam i lumtur që Bernardi tani gëzon shëndet të mirë dhe pati mundësinë të vijë dhe do ta ndjekë këtë ndeshje nga afër, teksa sonte takoi edhe përzgjedhësin aktual të Kosovës, Franco Foda, si dhe futbollistët tanë me të cilët e lidhë një miqësi dhe respekt i ndërsjellë”, ka shkruar Ademi.