
Cesc Fabregas refuzon ofertën e Interit
Sipas raportimeve nga Italia, Cesc Fabregas ka refuzuar mundësinë për të marrë drejtimin e Interit, pas largimit të Simone Inzaghi, i cili tashmë është trajner i Al Hilal në Arabinë Saudite.
Interi i ka ofruar Fabregas rolin e trajnerit, por spanjolli ka vendosur të vazhdojë me Como-n për sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, Roberto De Zerbi është një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e skuadrës zikaltër.
Një vendim i rëndësishëm për Fabregasin, ndërsa Interi kërkon trajnerin e ri për sfidat e ardhshme.