Edhe pse raportet sugjeronin se ai mund të mbante punën e tij për më gjatë, nuk do të ndodhë kështu.
Procesi i kërkimit për të gjetur një zëvendësues tashmë ka filluar dhe po kryhet nga një Komitet i Posaçëm i kryesuar nga John Elkann.
Stellantis thotë se deri në fund të vitit të ardhshëm duhet ta zgjedh personin e duhur që do ta pasojë Tavares.
Ndërkohë, Elkann thekson se komiteti është unanim në mbështetjen e tij për Carlos Tavares dhe për ndryshimet vendimtare të shpallura.
Cilat janë ndryshimet?
Davide Grasso dhe Jean-Philippe Imparato nuk janë më CEO të Maserati dhe Alfa Romeo, përkatësisht.
Santo Ficili është emëruar Krye-shefi Ekzekutiv i të dy markave italiane të nivelit të lartë.
Grasso do të qëndrojë me Stellantis, por në një pozicion tjetër.
Sa i përket Imparatos, ai tani është Drejtor Kryesor Operativ (COO) në rajonin e Evropës së Zgjeruar duke zëvendësuar Uwe Hochgeschurtz që po largohet nga kompania.
Imparato do të jetë gjithashtu CEO i Pro One, ana komerciale e Stellantis.
Diku tjetër, Antonio Filosa vazhdon si CEO i Jeep, por do të marrë gjithashtu detyrat e një Shefi Operativ të Amerikës së Veriut (COO) për të zëvendësuar Carlos Zarlenga.
Ky i fundit do të marrë një pozicion tjetër brenda kompanisë, raporton Ballkanweb.