Çeku priti vajzat që kualifikuan Kosovën për herë të parë në Botërorin e Hendbollit
Vajzat që kualifikuan Kosovën për herë të parë në Botërorin e Hendbollit u pritën të hënën në takim nga ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, i shoqëruar nga zëvendësministrja Daulina Osmani.
Me plot entuziazëm dhe energji diskutan për këtë arritje dhe përgaditjet për ndeshjet e radhës në Botërorin U-18, që do të mbahet gjatë muajit gusht.
Ministri Çeku i përgëzoi hendbollistet, trajnerët dhe drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës për këtë sukses.
Në takim, përpos hendbollisteve të Kombëtares së Kosovës U-18, të pranishëm ishin kryetari i Federatës së Hendbollit, Eugen Saraçini, sekretari i Federatës, Izet Gjinovci si dhe trajnerët.