
Çeku priti në takim sekretarin e përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të Esports
Ministri Çeku priti sot në takim sekretarin e përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të Esports, Boban Totovski, i shoqëruar nga kryetari i Federatës së Esports në Kosovë, Altin Preniqi.
Bashkë disktuan për përgatitjet, progresin dhe punët që po bëhen drejt organizimit të Kampionatit Evropian të Esports në Kosovë.
Ngjarja më e madhe e Lojërave Elektronike në Evropë do të mbahet në Prishtinë në korrik të këtij viti. Me 45 shtete pjesëmarrëse dhe me mbi 250 lojtarë, ky kampionat do të sjell në Prishtinë garat e Counter-Strike 2 dhe Dota 2.