Çeku pret në takim autoren e librit ‘Memorie dhe Traumë: Kujtesa e luftës 1998-1999 në letërsinë shqipe në Kosovë

Çeku pret në takim autoren e librit ‘Memorie dhe Traumë: Kujtesa e luftës 1998-1999 në letërsinë shqipe në Kosovë

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka pritur yë enjten në takim autoren Blerina Rogova Gaxha, e cila së fundi ka publikuar librin ‘Memorie dhe Traumë: Kujtesa e luftës 1998-1999 në letërsinë shqipe në Kosovë’.

Ky libër, i cili është mbështetur nga Ministria e Kulturës interpreton transmetimin dhe qarkullimin e memories së luftës e të kujtimeve traumatike në letërsi, me qëllimin e sjelljes së rezultateve që e dëshmojnë peshën e letërsisë si medium i kujtesës kulturore për ta mbajtur gjallë memorien kolektive të luftës.

Bashkë diskutuan për rëndësinë e hulumtimeve dhe publikimeve të tilla për ruajtur dhe kujtuar të kaluarën tonë.