
Çeku: Nuk mund t’i ikim shtrenjtimit të energjisë
Ish-ministri i Energjisë, Ethem Çeku, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, konsideron se çmimi i energjisë elektrike do të rritet deri në 15 për qind.
Debati për rritje të mundshme të rrymës ka filluar pasi tri kompanitë energjetike në Kosovë, KEDS, KESCO dhe KOSTT, kanë kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji ngritjen e çmimit të tarifave të energjisë elektrike për shkak të importit të energjisë elektrike.
Në intervistën për REL-in, ai tha se për të zvogëluar sasinë e importit, Kosova duhet të rrisë prodhimin vendor, sidomos përmes energjisë alternative.
“Unë besoj që zyra [ZRRE] duhet të analizojë me kujdes, nuk duhet ta pranojë rritje për 35 për qind, se është rritje shumë e madhe e energjisë elektrike. Qeveria duhet të ofrojë subvencione, pra ndihmesë që të mos ngarkohet qytetari, megjithëse ato janë para të buxhetit. Po bëjmë një lojë, një sjellje atje. Unë besoj që nuk duhet ta kalojë mbi 15 për qind e rritjes së tarifave të energjisë. Zyra e Rregullatorit nuk duhet ta pranojë shifrën prej 35 për qind”, ka theksuar Çeku.
Intervista në këtë link:
https://www.evropaelire.org/a/ceku-intervista-shtrenjtimi-energjise-kosove/33332367.html