Çeku njofton se do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së ish-presidentit Rugova

Çeku njofton se do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së ish-presidentit Rugova

Në përvjetorin e shkuarjes në amshim të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ministri i Kulturës, Hajrulla Çrku, bashkë me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministren Gërvalla vizituan bashkëshorten Fanë dhe anëtarët e tjerë të familjes.

“Nga aty shpallëm nisjen e punimeve të restaurimit të Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova, aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje të shtetit”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.