Çeku: Me sukses po vazhdon transformimi zhvillimor i qytetit të vjetër të Janjevës
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë me dije se me sukses po vazhdon transformimi zhvillimor i qytetit të vjetër të Janjevës.
“Punimet tashmë kanë përfunduar në 6 shtëpi ndërsa po vazhdojnë në 8 të tjera. Paralelisht po punohet në fuqizimin e kapaciteteve lokale për ofrimin e shërbimeve cilësore turistike. 20 banorë të Janjevës janë përfitues të granteve për themelimin apo zgjerimin e bizneseve, të cilët në vazhdimësi marrin mbështetje për zbatimin e ideve të biznesit”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij, kjo qendër historike do të shndërrohet në destinacion tërheqës për vizitorë, duke zhvilluar turizmin dhe ekonominë lokale.