Ceferin injoron Boban: Nuk e meriton komentin tim
Zvonimir Boban, legjenda kroate e futbollit, një ditë më parë tronditi UEFA-n duke dhënë dorëheqjen e tij si drejtor teknik i këtij institucioni. Më shumë se sa ky akt, ajo që bëri buje ishte deklarata e Boban që akuzoi Ceferin se ky i fundit mendon vetëm për interesat personal. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ceferin në një intervistë për La Repubblica.
“Ai nuk meriton as komentin tim. Ata që më njohin mua dhe atë dalin vetë në përfundim. Kongresi nuk është vetëm një individ, por është autoriteti i shumicës, vetëm ata do të vendosin për ndryshime. A do të rikandidojë në 2027? Këtë do ta them kur të vijë momenti.
Superliga është kundër çdo logjike të futbollit, asnjë nuk e dëshiron. Deklaratat e presidentit të La Liga-s, Javier Tebas? Ai është një David Copperfield, një iluzionist i fjalëve”, deklaroi Ceferin.