Ceferin do të largohet nga UEFA pas mandatit të tij
Njeriu i parë i shtëpisë më të madhe të futbollit në Europë, UEFA, Aleksandr Ceferin ka dhënë një informacion të rëndësishëm gjatë kongresit të mbajtur në Paris.
Ceferin paralajmëroi se nuk do të jetë më pjesë e UEFA-s pas vitit 2027, kur edhe i skadon mandati, shkruan Indeksonline
56-vjeçari gjatë vitit 2016 ishte emëruar president i UEFA-s dhe ishte i shtati në historinë e kësaj shtëpie.
Ai mori 42 vota duke e mposhtur kundërshtarin e tij, Michael van Praag.
Edhe pse ishte raportuar se Ceferin do të kandidoj sërish për president, sot gjatë kongresit të UEFA-s tregoi se nuk e ka ndërmend të vazhdoj tutje pas vitit 2027.