“Çdo sulm mbi Kosovën, është sulm mbi Shqipërinë”, Vuçiq: Deklarata e Ramës është rrëqethëse

“Çdo sulm mbi Kosovën, është sulm mbi Shqipërinë”, Vuçiq: Deklarata e Ramës është rrëqethëse

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka vlerësuar si “rrëqethëse” deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama se “çdo sulm ndaj Kosovës është sulm ndaj Shqipërisë”.

Ai gjatë ditës së djeshme tha se Serbia “nuk do të sulmojë askënd”.

“Sot u dëgjua nga një shtet fqinj se nëse dikush sulmon Kosovën, edhe pse nuk e di kush do ta sulmonte, Shqipëria nuk do ta lejojë dhe do të jetë në anën e tyre. Pas një deklarate kaq të tmerrshme, mund të dëgjoni vetëm një heshtje të madhe, aq e fortë saqë është edhe pakëndshme”, tha Vuçiq ngjatë ditës së djeshme, siç raporton Nova.

Vuçiq deklaroi se Serbia do të ruajë marrëdhëniet e saj me Evropën, por edhe se “nuk do të shkelë marrëdhëniet e saj me Rusinë apo Kinën”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë kësaj jave duke folur për sulmin terrorist në Bansjkë tha se çdo sulm mbi Kosovën, është sulm mbi Shqipërinë.

Rama u shpreh se sulmi i i Banjskës ka qenë një kthesë e rrezikshme për bashkëjetesën e komunitetit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Nuk kemi qenë asnjëherë po mirë, edhe pse pa diskutim nuk jemi pa probleme dhe nuk është se nuk kemi parë edhe në të shkuarën e afërt kthesa të rrezikshme dhe ajo lidhur me Banjskën ka qenë një kthesë vërtet e rrezikshme. Ka qenë një moment vërtet shumë dramatik në bashkëjetesën e komunitetit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të sjellin rast ne jemi shprehur në mënyrë shumë të qartë”, tha Rama.

Ai tha se nëse problemet nuk adresohen me dialog, mund të jenë jo vetëm të rrezikshme, por sipas tij edhe fatale.

Ai tha se Kosova nuk është vetëm, jo thjesht se e ka Shqipërinë, por sipas tij, sepse i ka edhe aleatët strategjik.

“Shqipëria nuk është thjesht një entitet gjeografik apo një entitet shtetëror që ka lidhje speciale me Kosovën dhe çdo sulm mbi Kosovën, është sulm mbi Shqipërinë, por nga anën tjetër, mos të harrojmë asnjëherë dhe për këtë arsye duhet me i pasë parasysh të gjitha kur nganjëherë e kalojmë masën në raport me aleatët, se Kosova nuk është vetëm, jo thjesht se ka Shqipërinë, po sepse ka aleat strategjik, që i dimë fare mirë kush janë, pa të cilin Kosova s’do të ekzistonte sot si shtet dhe me të cilët Kosova mund t’i arrijë të gjitha ato që ne të gjithë duam që Kosova t’i arrijë. Kështu që, për këtë arsye duhet menduar çdo ditë për peshën dhe rëndësinë e aleatëve, edhe kur je në një paqe të plotë e jo më kur je në një proces si ky, kur ke nevojë për sa më shumë miq dhe kur të humbasësh miq apo të ftohësh zemrën e miqve është gjëja më e pakëshillueshme e mundshme”, tha Rama.