Capello kërkon kujdes ndaj Shqipërisë: Rivalët janë të uritur për sukses

Capello kërkon kujdes ndaj Shqipërisë: Rivalët janë të uritur për sukses

Ish-trajneri i njohur, Fabio Capello, tashmë në rolin e analistit pranë SKY, “skanon” skuadrën e Luciano Spallettit, në prag të Euro 2024, aty ku “axurrët” do të nisin aventurën për mbrojtjen e titullit pikërisht ndaj kombëtares së Sylvinhos.

“Përballemi me kundërshtarë që luajnë shumë më shpejt nga ajo çfarë ka bërë Italia në këto teste. Do të kemi përballë rivalë të uritur për sukses, gati të na godasin në gabimin e parë. Në këto kushte, duhet një Itali më kurajoze se ajo ndaj Bosnjës.

Në sulm Scamcca tregoi atë që mund të bëjë kur loja të bëhet serioze: ka një sens të jashtëzakonshëm të pozicionimit, ka shpejtësi në gjuajtje dhe nëse shërbehet mirë nga shokët, mund të bëjë gjëra të mira.

Spalleti e ka afruar me portën për të lejuar të hyjë më shumë në aksionet sulmuese. Asisti me Bosnjën është një sinjal shumë i mirë, por nevojitet më shumë edhe prej tij. Fratessi është lojtari që të gjithë trajnerët do ta donin: është dinamik, ka aftësi depërtimi dhe e njeh portën.

Mbi të gjitha kjo Itali duhet të rritet në mesfushë. Rikthimi i Barelës mund t’ia ndryshojë fytyrën kësaj skuadre, duke i dhënë vertikalitetin e munguar kundër Bosnjës, theksoi ndër të tjera ish tekniku”, deklaroi Capello.