Canceloja do që të kalojë përfundimisht te Barcelona
Futbollisti i Manchester Cityt, Joao Cancelo, dëshiron që të kalojë përfundimisht te Barcelona.
Portugezi është aktualisht i huazuar te katalunasit, dhe duket se është rehatur aty pas pakënaqësive te City dhe Bayern Muncheni.
Sidoqoftë, sipas mediumit Sport, katalunasit mund t’i paguajnë vetëm 15 deri në 20 milionë euro për shërbimet e tij.