Cameron pritet ta vizitojë Shqipërinë
Ish-kryeministri britanik David Cameron, tashmë sekretar shteti për çështjet e jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak, pritet ta vizitojë Tiranën.
Burime diplomatike në Londër dhe Tiranë thanë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, se kjo vizitë e Lord Cameron parashikohet të zhvillohet më 22 maj nëse nuk do të ketë ndryshim agjende në varësi të zhvillimeve në Britaninë e Madhe.
Në fokus të vizitës nuk është ndonjë çështje specifike, por vijimi i mbështetjes Britanike për Shqipërinë.