Cameron e nis vitin 2024 me vizitë në Kosovë, nesër pritet nga Osmani
Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, nesër do të vijë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Atë do ta presë në takim presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duke filluar nga ora 09:10. Mediat do të lejohen të marrin pamje në fillim të takimit.
Kjo është vizita e parë për vitin 2024 e një diplomati perëndimor në Kosovë.