HomeAktualeCaktohet trupi gjykes i Apelit në Hagë, a pritet të lirohen çlirimtarët?

Caktohet trupi gjykes i Apelit në Hagë, a pritet të lirohen çlirimtarët?

spot_img
Pasi pala mbrojtëse e krerëve të UÇK-së ka paralajmëruar ankesën ndaj aktgjykimit të shkallës së parë, kryetarja e Dhomave të Specializuara ka caktuar panelin e Gjykatës së Apelit, i cili përbëhet nga treshja: Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen.
Lidhur me këtë përbërje dhe pritshmëritë nga shkalla e dytë, avokati Ardian Bajraktari, i cili po e përcjell nga afër procesin në Hagë, ka dhënë një analizë të detajuar në “Edicionin Special” në Klan Kosova.
Sipas Bajraktarit, këta tre gjyqtarë janë mjaft të familjarizuar me proceset e Dhomave të Specializuara, pasi kanë trajtuar edhe lëndët e mëparshme ndaj Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës. Për më tepër, ai theksoi profilin doktrinor të gjyqtarit gjerman Kai Ambos.

 Njëri prej tyre, së paku me aq sa arrita me e parë edhe në të dhënat e qasshme në internet, ka edhe pikëpamje të natyrës doktrinore për sa i përket çështjes së përgjegjësisë komanduese dhe strukturës komanduese, është Ambos ai gjyqtar,” tha Bajraktari.

Avokati vlerëson se sfida e parë për këtë trup gjykues është vendimmarrja mbi kërkesën procedurale të mbrojtjes për zgjatjen e afateve.
Ai nënvizoi gjithashtu se rregullorja u mundëson palëve të paraqesin edhe prova shtesë për t’i kundërshtuar konstatimet specifike të shkallës së parë./Klankosova.tv

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...