
Cakolli: Votat e partive që nuk e kalojnë pragun nuk llogariten gjatë ndarjes së mandateve
Përderisa rezultatet e vendvotimeve të rregullta në Kosovë pothuajse janë përfundimtare, Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka treguar ndarjen e mandateve në Kuvendin e Kosovës për partitë shqiptare.
Ai sqaron se, votat e partive që nuk e kalojnë pragun as nuk shpërndahen e as nuk i shtohen ndonjë partie tjetër, por sipas tij ato thjesht nuk llogariten gjatë ndarjes së mandateve
Cakolli thotë se ndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës për partitë shqiptare është:
LVV – 47 deputetë;
PDK – 25 deputetë;
LDK – 20 deputetë;
AAK – 8 deputetë;