
Cakolli: Kryeministri nuk mund të japë dorëheqje në emër të 15 ministrave
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se letra që kryetari i VV-së Albin Kurti e ka dorëzuar, nuk është dorëheqje nga posti i kryeministrit.
Ai tutje ka shtuar se letra e Kurtit kishte dy probleme.
Ai ka deklaruar se Albin Kurti është dashur të jap dorëheqje para tre jave, kur është bërë certifikimi i zgjedhjeve.
Sipas tij, me këtë veprim, KQZ ka shkelur ligjin.
“Kryeministri Kurti, së bashku me ministrat e tij, është dashur që dorëheqjet e tyre t’i ofronin një ditë para certifikimit të zgjedhjeve, para tre javësh. KQZ, edhe njëherë, ka abstenuar nga përgjegjësitë e saj. KQZ ka shkelur ligjin”, tha Cakolli, për RTV21.