HomeShowbizBurrat me pak bark po konsiderohen më seksi

Burrat me pak bark po konsiderohen më seksi

spot_img

Për vite me radhë, standardi i mashkullit “perfekt” ishte barku me muskuj dhe trupi i skalitur në palestër. Por studime dhe anketa të fundit tregojnë se gjithnjë e më shumë gra preferojnë burra me një trup normal, me pak bark dhe pa muskuj ekstremtë.

Një studim i publikuar nga Psychology Today tregoi se shumë gra i lidhin meshkujt me pak bark me tipare si ngrohtësia, siguria emocionale dhe vetëbesimi, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, një anketë e realizuar nga Planet Fitness zbuloi se afro 70 për qind e grave i konsiderojnë meshkujt me “dad bod” më tërheqës sesa ata me “six-pack”. Sipas rezultateve, shumë pjesëmarrëse thanë se një trup më natyral krijon ndjesinë e rehatisë dhe autenticitetit.

Ekspertët shpjegojnë se tërheqja nuk lidhet vetëm me pamjen fizike. Shpesh, meshkujt me pak bark perceptohen si më të qetë, më familjarë dhe më pak obsesivë pas pamjes së jashtme. Një tjetër studim ndërkombëtar sugjeroi se indeksi i trupit pak mbi normalen u vlerësua si më tërheqës nga shumë pjesëmarrës në Britani, Kinë dhe Lituani.

Në rrjetet sociale, fenomeni “dad bod” është kthyer në trend, ndërsa shumë përdorues thonë se preferojnë “një mashkull real” sesa një trup tepër të stërvitur.

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës certifikon 21 operatorë të rinjë të Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë

Me datën 4 shtator 2026 në ambientet e Qendrës së Njësive Speciale “Enver Zymeri”,...

OKB-ja miratoi hartën e re të botës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar për miratimin e një harte...

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Deputetja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, thotë se beson se vazhdimi i seancës...

Erblin Osmani zgjedh Kosovën, talenti i Bayern Munichut do të luajë për Dardanët

Erblin Osmani do të luajë për Kosovën. Lajmin e madh e ka konfirmuar sot...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...