
Burim Ramadani: A po shkon vendi në zgjedhje sërish?
Ish kandidati për deputet, Burim Ramadani, ka theksuar se rreth datës 20 shkurt, pritet të mblidhet Kuvendi i Kosovës.
Sipas tij, që nga ajo ditë, janë dy javë për të konstituuar Kuvendin, zgjedhur Qeverinë, miratuar Buxhetin për vitin 2026 dhe për të filluar procedurën për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Postimi i tij në Facebook:
Rreth datës 20 shkurt, pritet të mblidhet Kuvendi i Kosovës. Që nga ajo ditë, janë dy javë për të konstituuar Kuvendin, zgjedhur Qeverinë, miratuar Buxhetin për vitin 2026 dhe për të filluar procedurën për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Nëse këto procese bëhen bashkë, atëherë është e domosdoshme një marrëveshje më e madhe politike. Nuk pres që kjo mund të ndodh lehtësisht!
Ndërsa, Presidenti i ri duhet të zgjedhet jo më vonë se deri në orët e fundit të 4 marsit!
A po shkon vendi në zgjedhje sërish?
