Burim Hasani, kandidat për deputet në listën e AAK-së me numër 92, kërkon përkrahjen e qytetarëve
Koalicioni AAK – Nisma Socialdemokrate – Konservatorët – E30 dhe Ideal ka publikuar listën e 110 kandidatëve për deputet për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
AAK-ja në këtë listë ka profile të ndryshme të kandidatëve për deputetë.
Një ndër ta është edhe Burim Hasani nga Podujeva, i cili garon me numrin 92.
Ai përmes një postimi në “Facebook” ka kërkuar përkrahjen e qytetarëve më 9 shkurt.
“Të nderuar qytetarë, bashkëvendas, shok, miq, kushërinj dhe familjarë. Dua t’ju njoftoj që në këto zgjedhje që do të mbahen më 9 shkurt 2025, do të jem kandidat. Në garën për deputet në Kuvendin e Kosovës me nr 92 nga lista e AAK-së. Prandaj, kërkoj dhe pres mbështetjen e të gjithëve në këtë rrugëtim të ri. Ju ftoj të bashkohemi në këtë rrugëtim për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë, më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Hasani.