Bulliqi: Podujeva po bëhet me pishinë gjysmëolimpike 4 milionëshe
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, njofton qytetarët se Podujeva po bëhet me pishinë gjysmëolimpike 4 milionëshe.
Bulliqi shprehet i lumtur se sot u bë një hap i madh drejt finalizimit të një projekti tjetër të madh në vlerë prej 4 milionë eurove siç është pishina gjysmëolimpike.
“Pas vendimit për caktimin e lokacionit kohë me parë dhe hartimit të projektit, sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e këtij projekti aq të nevojshëm për sportdashësit dhe ata që e duan notin.
Për ndërtimin e këtij projekti që përfshinë pishinën kryesore, pishinën për fëmijë dhe hapësirën e gastronomisë, Ministria do të financojë 3.5 milionë euro, kurse ne si Komunë 500 mijë euro”, njofton Bulliqi.
Kjo pishinë përveç që do të bëht adresa ku do të zhvillohen gara ndërkombëtare e vendore në not, ajo mund të shfrytëzohet edhe për stërvitjen e sportistëve dhe rekreacion nga qytetarët e Podujevës, theksoi ai.