Europiani “Euro 2024” i programuar të zhvillohet në tokën gjermane, do të nisë në datën 14 qershor për të përfunduar një muaj më vonë.
Buffon: Franca është favorite në “Euro 2024”, por dhe Italia do t’i bezdisë
Gianluigi Buffon është i mendimit që Franca do të jetë një nga Kombëtaret favorite, por sipas tij edhe Italia do tentojë që t’i bezdisë.
Italia bën pjesë në grupin B bashkë me Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën. Dhe ndeshjen e parë do e zhvillojë përballë kuqezinjve të Sylvinhos. Në datën 15 qershor në “Signal Iduna Park”.
“Roli im në kombëtare është shef i delegacionit, por unë në fakt nuk komandoj askënd. Nuk komandoj as në shtëpinë time, imagjinojeni në kombëtare. Ajo që bëj më shumë është ndërmjetësuesi mes trajnerit dhe lojtarëve.
Favoritët? Unë zgjedh Francën për bazën e futbollistëve që ka, por ka shumë skuadra që mund t’i bezdisin francezët, duke përfshirë edhe Italinë time.