HomeAktualeBrukseli i dërgon mesazh Serbisë: Normalizimi me Kosovën është kusht për integrim

Brukseli i dërgon mesazh Serbisë: Normalizimi me Kosovën është kusht për integrim

spot_img
Parlamenti Evropian ka dërguar një mesazh të qartë për Serbinë, duke e bërë të ditur se rruga e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk mund të ecë përpara pa përmbushjen e reformave kyçe dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Në një reagim të publikuar në platformën X, Parlamenti Evropian theksoi se Serbia duhet të dëshmojë përkushtim të sinqertë ndaj vlerave dhe standardeve të Bashkimit Evropian.

“Serbia duhet të tregojë angazhim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përparimi drejt anëtarësimit në BE është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe forcimit të standardeve demokratike. Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Për zgjidhjen e krizës politike nevojiten zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Parlamenti Evropian në X transmeton Klankosova.tv.

Përveç normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, institucioni evropian vuri theksin edhe te nevoja për reforma në sundimin e ligjit, forcimin e standardeve demokratike dhe organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, si kushte thelbësore për avancimin e Serbisë në procesin e integrimit evropian.
Serbia must show real commitment to EU values.
Progress towards EU membership is only possible with rule of law reforms and stronger democratic standards. Serbia must normalise relations with Kosovo. Free and fair elections are needed to solve the political crisis. pic.twitter.com/GC381mopGO
— European Parliament (@Europarl_EN) July 12, 2026

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...