Broja mund të përfundojë në Bundesligë

Broja mund të përfundojë në Bundesligë

Armando Broja nuk e di ende se në cilin ekip do të luajë në sezonin e ardhshëm.

Chelsea është e vendosur për ta shitur kartonin e futbollistit shqiptar, i cili dështoi t’i tregonte vlerat e tij në “Stamford Bridge’.

Sipas gazetarit gjerman të Sky Sports Germany, Florian Plettemberg, “Blues” janë duke u munduar ta sistemojnë futbollistin dhe së fundmi është hapur një pistë e re, ajo e Gjermanisë.

Në fakt, 22 vjeçari mund të përfundojë në Bundesligë gjatë këtij muaji, respektivisht tek Stuttgarti, i cili e kërkon atë në formë huazimi për sezonin 2024/25.

Klubet janë duke biseduar edhe pse “Të Kaltrit” e preferojnë më shumë shitjen përfundimtare të kartonit të futbollistit.

Në fund të fundit, klubi i Premierligës do të zgjidhte më përpara që ta huazojë lojtarin sesa ta mbajë në Londër.

Chelsea i kërkon 40 milionë funte për kartonin e lojtarit, të cilin e duan edhe në Itali, mbi të gjitha Milani.