Broja i fton shqiptarët në përkrahje të kombëtares: Ejani në Parma -VIDEO
Kombëtarja e Shqipërisë është duke bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes së parë miqësore të këtij muaji, ndaj Kilit më 22 mars.
Sulmuesi i Fulhamit, Armando Broja përmes një video ka ftuar gjithë tifozët shqiptarë në Parma të Italisë.
“Përshëndetje të gjithë tifozëve shqiptarë, ju pres të premten në Parma për ndeshjen Shqipëri – Kili. Forca Shqipëria”, thotë Broja në një video të publikuar nga FSHF-ja.
Kujtojmë që ndeshja e parë miqësore e Shqipërisë luhet në Parma të Italisë më 22 mars nga ora 20 e 45. Kurse miqësorja e dytë e “Kuqezinjve” kundër Suedisë.