HomeAktualeBritania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

spot_img

Kosova rrezikon të humbasë kredibilitetin ndërkombëtar dhe mbështetjen e aleatëve nëse vazhdon bllokada politike, paralajmëroi ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, duke theksuar se sistemi kushtetues i vendit është ndërtuar për bashkëpunim, e jo për dominim politik.

Në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, ai përgëzoi qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe vlerësoi angazhimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e tyre në një afat të shkurtër.

Megjithatë, diplomati britanik vuri në dukje se kriza politike po rrezikon seriozisht të ardhmen e Kosovës.

“Kosova duhet të jetë krenare për historikun e saj demokratik që nga pavarësia. Mbretëria e Bashkuar është krenare që ka qenë pranë Kosovës në çdo hap. Por, pjesëmarrja e dukshme e ulët në zgjedhjet e së dielës tregon se durimi i qytetarëve me politikanët po shteron”, tha Hargreaves për Radion Evropa e Lirë.

Zgjedhjet e 7 qershorit u mbajtën pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur presidentin, në përputhje me një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Ky ishte procesi i tretë zgjedhor brenda më pak se një viti e gjysmë, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 dhe një tjetër procesi të parakohshëm më 28 dhjetor.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, doli e para me rreth 42 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me rreth 21 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 17 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rreth 7 për qind dhe Lista Serbe me rreth 6 për qind.

Hargreaves tha se krizat dhe bllokadat institucionale të një viti e gjysmë po e dëmtojnë seriozisht pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Këto ngërçe rrezikojnë të dobësojnë kredibilitetin dhe progresin e Kosovës ndërkombëtarisht. Ato u japin mundësi kundërshtarëve të Kosovës ta paraqesin atë si një vend të dobët dhe jostabil, ndërsa ua bëjnë të vështirë aleatëve që ta mbrojnë dhe përkrahin”, tha ambasadori britanik.

Ai shtoi se Kosova ka nevojë urgjente për stabilitet politik dhe institucione funksionale, duke theksuar se partitë duhet të arrijnë marrëveshje për formimin e Kuvendit, Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, në mënyrë që vendi të marrë vendime dhe të prodhojë rezultate.

“Kuvendi ka qenë plotësisht funksional vetëm për rreth 10 javë në 75 javët e fundit. Shumë nga kjo kohë u është kushtuar procedurave, jo ndikimit te populli i Kosovës”, tha Hargreaves, duke shtuar se “është jetike që të sigurohet certifikimi i shpejtë i rezultateve, respektimi i vullnetit të votuesve dhe marrëveshja ndërpartiake për formimin e institucioneve”.

Sipas tij, Kosova ka një kornizë të fortë kushtetuese që inkurajon bashkëpunimin në vend të dominimit, por funksionimi i saj varet nga gatishmëria e liderëve politikë për kompromis dhe bashkëpunim.

Lajmet e Fundit

Kombëtarja e vajzave siguron “play-off”-in e Botërorit 2027, vjen reagimi i Agim Ademit

Presidenti i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka uruar Kombëtaren e Kosovës...

Biznesi ka nevojë për një zë të përbashkët rajonal, jo për kufij dhe pengesa administrativë

Agim Shahini, kryetar i AKB-së ishte pjesë e panelit të organizuar nga OEMVP, ku...

Rritja e Aleancës, Gjini: Na ka bërë të ndihemi mirë

Kandidati i Aleancës për kryeministër, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij ka...

Londrimi publikon këngën “My Baby”, në klip Dolce me skena “hot”

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj ka lansuar...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...