Donjeta Sadiku i ka siguruar vendit tonë medaljen e parë nga Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.
Boksierja jonë fitoi ndaj turkes Esmanur Lok, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, ku synon të vazhdoj rrugëtimin drejt medaljes së artë.
Ajo u përkrah nga drjetuesit e KOK-ut, me presidentin Ismet Krasniqi, drejtues të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë dhe Komunës së Prishtinës.
Gjysmëfinalen e zhvillon të mërkurën përballë grekes, Sofia Legaki.
Urime Donjeta, suksese tutje.

